Thomas Tuchel është emëruar trajner i ri i Chelseat. Ai vjen në “Stamford Bridge” pas një periudhe dy vjeçare e gjysmë me kampionët francezë të Paris Saint-Germain, ie cila përfundoi muajin e kaluar.
Ai do të jetë gjermani i parë që do të menaxhojë Chelsean dhe vjen pasi drejtoi PSG-në drejtë katër titujve dhe finalen e Ligës së Kampionëve gjatë kohës së tij në kryeqytetin francez.
Para kësaj, ai kaloi shtatë sezone si trajner në Bundesliga, së pari me Mainzin, ku i udhëhoqi ata në Europa League, dhe më pas një periudhë të suksesshme me Borussia Dortmundin ku fitoi Kupën e Gjermanisë.
Në Chelsea, ai do të ribashkohet me Christian Pulisic dhe Thiago Silva trajner i të cilëve ishte në Dortmund dhe Paris.