Skuadra angleze, Middlesbrough ka shkarkuar trajnerin, Chris Wilder pas 11 muajsh që ishte në këtë detyrë.
Skuadra që bënë gara në Champioship aktualisht është në treshen e fundit të tabelës pas vetëm dy fitoreve nga 11 ndeshjet e tyre të para në ligë.
Humbja 1-0 ndaj Coventry të shtunën rezultoi të ishte pika e fundit për ish-trajnerin e Sheffield United.
“Klubi i Futbollit Middlesbrough ka ndërprerë kontratën me menaxherin Chris Wilder me efekt të menjëhershëm. Leo Percovich do të marrë përsipër përkohësisht drejtimin e ekipit, i ndihmuar nga Craig Liddle, Mark Tinkler dhe Lee Cattermole. Klubi dëshiron të falënderojë Chris dhe stafin e tij për gjithë punën e tyre të palodhur gjatë 11 muajve të fundit”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Middlesbrough.