Përmes një komunikate në faqen zyrtare, Chelsea e ka konfirmuar transferimin e mesfushorit Romeo Lavia nga skuadra e Southamptonit.
19-vjeçari ka nënshkruar një kontratë shtatëvjeçare në “Stamford Bridge”, dhe e përforcon më shumë skuadrën e Mauricio Pochettinos.
Pasi që kompletoi transferimin te Chelsea, Lavia tha: “Jam tejet i lumtur që i bashkohem Chelseat dhe të jem pjesë e këtij projekti emocionues. Është një klub fantastik me një histori të madhe dhe unë jam shumë i emocionuar që të fillojë. Mezi pres të takojë shokët e mi të rinj dhe të krijojmë një lidhje që të fitojmë gjëra të mëdha së bashku”.
Lavia e filloi karrierën si futbolliste te Anderlechti në vendlindje në Belgjikë, dhe kaloi tetë vite me klubin para se t’i bashkohej Manchester Cityt në moshën 16 vjeçare.
Më pas, Romeo kaloi nga City te Southamptoni, në një sezon që rezultoi me rënie nga Premier Liga në Championship, ku bëri 34 paraqitje në të gjitha garat.