Manchester United ka njoftuar për emërimin e Ralf Rangnick si trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit.
Pas kësaj periudhe, Ralf dhe klubi kanë rënë dakord që ai të vazhdojë në një rol konsulent për dy vjet të tjera.
“Ralf është një nga trajnerët më të respektuar në futbollin evropian. Ai ishte kandidati ynë numër një për menaxher të përkohshëm, duke reflektuar aftësitë drejtuese dhe teknike që do të sjellë nga pothuajse katër dekada përvojë në menaxhim dhe stërvitje. Të gjithë në klub mezi presin të punojnë me të gjatë sezonit dhe më pas për dy vite të tjera në rolin e tij këshillues”, tha John Murtough, drejtor i futbollit të Manchester United.
“Jam i ngazëllyer që do t’i bashkohem Manchester United dhe jam i fokusuar për ta bërë këtë një sezon të suksesshëm për klubin”, tha Ralf Rangnick
“Skuadra është plot me talent dhe ka një ekuilibër të madh të rinisë dhe përvojës. Të gjitha përpjekjet e mia për gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë të ndihmoj këta lojtarë të përmbushin potencialin e tyre, si individualisht dhe, më e rëndësishmja, si ekip”, tha ai.