Mesfushori Qëndrim Zyba është futbollisti i radhës që është ndarë me Prishtinën. 21-vjeçarit i ka përfunduar kontrata me skuadrën “bardhekaltër” dhe ka vendosur që ta vazhdojë karrierën te Ballkani, skuadra e qytetit të tij, Suharekës.
Zyba pjesë e Prishtinës ka qenë që nga viti 2017. Ai ka fituar një herë titullin kampion, dy herë Kupën e Kosovës dhe një herë Superkupën e Kosovës nën fanellën e FC Prishtinës. Ai gjithsej i ka regjistruar 66 paraqitje me ekipin tonë ndërkohë që i ka realizuar edhe tre gola.