Xhiroja e 24 e Superligës së Kosovës pritet të jetë jashtëzakonisht interesante. Në mesin e sfidave të paparashikueshme, padyshim se vëmendja më e madhe do të jetë në Gjilan, aty ku do të zhvillohet derbi i zjarrtë lokal ndërmjet Dritës dhe Gilanit.
Tashmë është konfirmuar se ky ballafaqim do të zhvillohet në Gjilan, në stadiumin “Selami Osmani”, ditën e enjte.
Lajmi është konfirmuar nga skuadra e Dritës që në këtë ndeshje luan si nikoqire.
Rëndësia e kësaj sfide është shumë e madhe pasi një gabim tjetër i “intelektualëve” do t’i largonte ata shumë nga lufta për titullin kampion.
Momentalisht Gjilani është në vendin e dytë me 46 pikë, kurse Drita një pozitë më poshtë me 41 pikë.
Ndeshjet tjera të xhiros së 24-të në Superligën e Kosovës janë:
Llapi-Drenica
Ulpiana-Dukagjini
Feronikeli-Prishtina
Malisheva-Ballkani