UBT News

​Zyrtare, Lirim Kastrati bëhet me skuadër të re

01.02.2020., stadion u Kranjcevicevoj ulici, Zagreb - Hrvatski Telekom Prva liga, 20. kolo, NK Lokomotiva - HNK Rijeka. Lirim Kastrati Photo: Marko Prpic/PIXSELL

Klubi hungarez, Mol Fehervar ka njoftuar se ka nënshkruar me futbollistin e Kosovës, Lirim Kastratin me të cilin ka nënshkruar kontratë trevjeçare dhe do ta mbajë fanellën me numrin 10.

“Në bazë të marrëveshjes mes Legia Ëarszaëa dhe klubit tonë të hënën, Lirim Kastrati do të vazhdojë karrierën e tij me ne”, thuhet në njoftimin e klubit.

Ndërsa me këtë transferim u shpreh shumë i lumtur Kastrati, i cili bëri të ditur se ka pasur oferta edhe nga klube të tjera.

“Disa klube më janë afruar në periudhën e kaluar, por Vidi u tregua opsioni më i mirë në çdo aspekt. Para se të pranoja ofertën e klubit, fola me drejtorin sportiv István Sallói dhe trajnerin Michael Boris, dhe ishte shumë mirë që ata të dy donin që të transferohesha te Székesfehérvár. Një nga gjërat më të rëndësishme për një lojtar është të ndjejë besim. Përveç dy specialistëve kam folur edhe me ish-shokun tim të skuadrës, Myrto Uzuni, për futbollin hungarez dhe Vidin. Mendoj se kjo do të jetë një mundësi e mirë që të tregohem, qëllimi im i pazbuluar është të performoj në atë mënyrë që trajneri i Kosovës të llogarisë sërish tek unë, kam shumë besim se do të kemi një sezon të suksesshëm dhe me lojë të mirë, gola”, ka thënë Kastrati.

Exit mobile version