UBT News

​Zyrtare: Ky do të jetë trajneri i ri i Borussia Dortmundit

Marco Rose do të largohet nga Borussia Monchengladbach për t’u bërë trajneri i ri i Borussia Dortmund në fund të sezonit.

Lajmin e ka konfirmuar klubi gjerman Borussia Monchengladbach në faqen e tyre zyrtare.

“Ne kemi zhvilluar shumë biseda javët e fundit për të diskutuar të ardhmen e Marcos. Për fat të keq, ai ka vendosur ta shfrytëzojë një klauzolë në kontratën e tij dhe të largohet këtë verë. Deri në atë kohë, ne do të punojmë shumë për të arritur qëllimet tona në kampionat, kupë dhe Evropa së bashku “, thuhet në këtë njoftim.

Exit mobile version