UBT News

​Zyrtare, Julian Alvarez lojtar i Manchester City-t

Manchester City ka kompletuar nënshkrimin e Julian Alvarez nga River Plate.

Sulmuesi 22-vjeçar, i cili tashmë është paraqitur në pesë ndeshje me Argjentinën, ka rënë dakord për një marrëveshje pesëvjeçare e gjysmë.

Drejtori sportiv Txiki Begiristain beson se City ka nënshkruar me një lojtar me potencial të rëndësishëm.

“Julian është një lojtar që e kemi monitoruar për një kohë të gjatë”, tha Begiristain. “Ai është i aftë të operojë në një sërë rolesh sulmuese dhe ne besojmë fuqimisht se ai është një nga lojtarët më të mirë të rinj në Amerikën e Jugut”.

“Jam shumë i lumtur që arritëm ta sjellim atë në Manchester City. Unë me të vërtetë besoj se mund t’i sigurojmë atij kushtet e duhura për të përmbushur potencialin e tij dhe për t’u bërë një lojtar i mirë”, tha më tutje Begiristain.

Alvarez bëri debutimin e tij në River Plate në tetor të vitit 2018 dhe tashmë ka krijuar një reputacion si një nga sulmuesit e rinj më të mirë në Argjentinë.

Ai shënoi 36 gola dhe 25 asistime në 96 paraqitje në River Plate, duke përfshirë një gol në fitoren e tyre 4-0 ndaj Racing në nëntor, një rezultat që vulosi titullin e ligës së Argjentinës.

Ai do të qëndrojë në River në formë huazimi të paktën deri në korrik të vitit 2022.

Exit mobile version