Klubi futbollistik Ballkani ka njoftuar emërimin e trajnerit të ri pas shkarkimit të Ismet Munishit dhe ai është Bledi Shkëmbi.
Klubi futbollistik Ballkani ka njoftuar emërimin e trajnerit të ri pas shkarkimit të Ismet Munishit dhe ai është Bledi Shkëmbi.
Në njoftimin e klubit thuhet se ata kanë pasur kontakte me disa trajner të respektuar por që pas shqyrtimit të programeve të tyre, ishte Bledi Shkëmbi ai i cili i ka bindur për të nënshkruar një kontratë bashkëpunimi.
Trajneri nga Korça në të kaluarën ka drejtuar skuadrën KF Teuta (Durrës) dhe Liria FC (Prizren) andaj kjo është sprova e tij e dytë në Superligën e Kosovës.