Skuadra angleze, Brentford ka konfirmuar nënshkrimin me reprezentuesin nga Dadnimarka Christian Eriksen, që njëherit shënon rikthimin e mesfushorit në lojën e futbollit pas një sulmi kardiak që pati në Kampionatin Evropian.
29-vjeçari i kreu me sukses testet mjekësore dhe ka nënshkruar kontratë deri në fund të këtij sezoni.
Mesfushori danez ka luajtur në nivelet më të larta në futbollin evropian me Tottenhamin si dhe me Interin në Itali ku edhe e fitoi titullin e kampionit.