Njëri nga basketbollistët më të mirë kosovarë, Dardan Berisha, nuk do të jetë më pjesë e klubit të basketbollit Peja.
Lajmin e ka konfirmuar vet lojtari përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook” ku ka përshëndetur tifozët dhe stafin duke thënë se periudha e tij në këtë klub ishte e paharrueshme.
“Të dashur qytetarë të Pejës, tifozë “Shqiponjat” dhe dashamirë të basketbollit, Dua të ju informoj se nga ky vit nuk do të jem më pjesë e KB Pejës. Me këtë rast falënderoj nga zemra qytetarët, tifozët, bashkëlojetarët si dhe te gjithë ata të cilët më përkrahën gjatë rrugëtimit tim. Ishin vite të jashtëzakonshmë dhë përherë do mbesin në kujtimet e mija. Më respekt Dardani!”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.
Ende nuk dihet se cila do të jetë e ardhmja e tij.