UBT News

​Zyrtare, Cluj kompleton transferimin e Ermal Krasniqit

Ermal Krasniqi tash e tutje nuk do të jetë më pjesë e Ballkanit pasi ai ka kompletuar transferimin te skuadra romune, Cluj.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e CFR Cluj ku i është uruar mirëseardhje sulmuesit kosovar.

“Klubet CFR 1907 Cluj dhe FC Ballkani, ish-kundërshtarët tanë nga grupet e Ligës së Konferencës, kanë arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit kosovar Ermal Krasniqi”, thuhet në njoftimin e klubit romun.

Mesfushori sulmues 24-vjeçar i ka kaluar tre sezonet e fundit te Ballkani, për të cilin ka bërë 105 paraqitje. Në fanellën e kampionit të Kosovës, Krasniqi ka shënuar 39 gola dhe ka dhënë 17 asistime vendimtare.

Paraqitjet e tij të mira në sezonet e fundit e sollën në vëmendjen e përfaqësueses së shtetit të Kosovës dhe në nëntor të vitit 2022 mesfushori u ftua për herë të parë në kombëtare.

Exit mobile version