Bayerni i Mynihut ka njoftuar se e ka zgjatur kontratën e Joshua Kimmich deri në vitin 2025. Reprezentuesi gjerman iu bashkua kampionëve nga RB Leipzig në vitin 2015. Ai deri më tani ka bërë 264 paraqitje konkurruese për klubin gjerman, duke shënuar 30 gola.
Me 26-vjeçarin në skuadër, Bayerni ka fituar gjashtë tituj të Bundesligës, tre Kupa DFB, Ligën e Kampionëve, pesë Superkupa DFL, Kupën e Botës për Klube dhe Super Kupën UEFA.
“Arsyeja më e rëndësishme për zgjatjen e kontratës sime është se unë mund ta ndjek pasionin tim çdo ditë këtu në Bayern. Unë jam në një ekip ku mund të arrijë gjithçka. Kjo është arsyeja pse fillova të luaj futboll në radhë të parë, sepse është argëtuese. Mynihu është bërë shtëpia e dytë për mua”, ka thënë Kimmich me rastin e rinovimit.
“Ne jemi të lumtur që do të vazhdojmë në të ardhmen me Joshua Kimmich. Ai është zhvilluar si një lojtar i nivelit ndërkombëtar me ne, dhe është e rëndësishme për ne që të mbajmë lojtarë të kësaj cilësie në ekipin tonë për një afat të gjatë. Me të, Bayerni ka shanset më të mira për të arritur qëllime të mëdha dhe ambicioze në të ardhmen”, tha kryetari i bordit të Bayernit, Herbert Hainer.