Shefit i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban do të qëndrojë të mërkurën për vizitë zyrtare në Kosovë.
Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se Boban nesër do të takohet me ministrin Hajrulla Çeku në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, pastaj me kryetarin e komunës së Prishtinës, Përparim Rama si dhe me Komitetin Ekzekutiv në selinë e FFK-së. Ai më pas do t’iu drejtohet edhe mediave në një konferencë në ora 15:15 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Vizita e Zvonimir Boban vjen pak ditë pasi në Kosovë ishte për vizitë edhe Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.