UBT News

​Zvicra nuk e fton Andi Zeqirin për ndeshjet e Ligës së Kombeve

Trajneri i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin nuk e ka ftuar kosovarin Andi Zeqiri për ndeshjet e Ligës së Kombeve të muajit qershor.

Në këtë listë janë përfshirë kapiteni Granit Xhaka dhe zëvendës-kapiteni Xherdan Shaqiri, por aty nuk ka vend për Zeqirin i cili tashmë njihet si njeriu që e ka refuzuar mundësinë për të mbrojtur ngjyrat e Kombëtares së Kosovës.

Më 2 qershor Zvicra do të përballet me Çekinë në Pragë, pastaj luan kundër Portugalisë në Lisbonë dhe me 12 qershor luan në Gjenevë kundër Spanjës.

Këto ndeshje janë të vlefshme për Grupin 2 të Ligës A në Ligën e Kombeve.

Exit mobile version