Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen miqësore ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës në stadiumin “Letzigrund”. Megjithatë, të gjitha ulëset nuk do të mbushen, dy rreshtat e poshtëm do të mbeten bosh për arsye sigurie, si dhe disa vende me pamje të kufizuar.
Një stadium me më shumë se 20,800 vende mund të ishte mbushur, thotë shefi i medias Arnold, sepse, siç thotë ai “Cyrihu është një zgjedhje e mirë, pasi shumë nga miqtë tanë kosovarë jetojnë në këtë zonë”.
Kosova luan këtë ndeshjes pas suksesit në një tjetër ballafaqim miqësor ndaj Burkina Fasos të cilën e mposhti me rezultat 5-0 më 24 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.