Kryesuesi i Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Albert Zogaj u ka bërë thirrje të gjithë kryetarët e gjykatave për angazhim dhe përpjekje edhe më të madhe për një performancë më të mirë të punës në gjykata.
“Kërkoi nga kryetarët e gjykatave monitorim të punës së gjyqtarëve, fokus në lëndët e vjetra në gjykata, zbatimin e planit strategjik për përmirësimin e qasjes në drejtësi 2022 – 2025, si dhe planit strategjik për zgjidhjen efikase të lëndëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar 2022 – 2024 dhe futjen e të dhënave në sistemin e menaxhimit informativ të lëndëve”, tha mes tjerash Zogaj, në takimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Në këtë takim u prezantuan raportet e gjykatave për 2022, në të cilin bëhet e ditur se janë publikuar mbi 100 mijë aktgjykime.