UBT News

​Zjarrfikësit intervenojnë në shtëpinë e Evropës në Kosovë

Brigada e Zjarrfikësve në Prishtinë ka intervenduar në kulmin e objektit Europe House Kosovo, ku kanë filluar të bien copa të mëdha të betonit e fasadës.

Lajmin e bëri të ditur komuna e Prishtinës, ku tha se kanë marrë menjëherë masa të nevojshme.

“Pas reshjeve të mëdha ditëve të fundit, nga kulmi i objektit Europe House Kosovo kanë filluar të bijnë copa të mëdha të betonit e fasadës. Kjo shkakton rrezikshmëri të lartë për vizitorët dhe njëkohësisht për kalimtaret e rastit. Morëm menjëherë masa të nevojshme për të zgjidhur këtë situatë sa më shpejtë. Policia e Kosovës dhe Brigada e Zjarrfikësve-Prishtinë janë të pranishëm në vendin e ngjarjes për të siguruar që kalimtarët të jetë e sigurt. Siguria e qytetarëve është prioritet”, tha ai.

Exit mobile version