Nuk ka rehati sa i përket trajnerëve nëpër klubet e mëdha evropiane. Pas largimit të Antonio Contes nga Interi, një veprim të tille pritet ta marrë edhe trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane.
Lajmin e fundit e ka dhënë gazetari Fabrizio Romano, i cili deklaron se trajneri francez ka vendosur që ta shkëpusë menjëherë kontratën dhe të largohet nga “Santiago Bernabeu”.
Konfirmimi zyrtar pritet të arrijë në orët e ardhshme.