UBT News

​Zidane tregon nëse Hazard do të luajë kundër Chelseat

Ylli i Real Madridit, Eden Hazard do të jetë i gatshëm të përballet me Chelsean në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nesër.

Hazard ka pasur shumë probleme me lëndime prej se u transferua në “Santiago Bernabeu” nga Chelsea në vitin 2019, por duket se do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së martës. Lajmin e ka konfirmuar trajneri i “Los Blancos”, Zinedine Zidane.

“Ai luajti 15-20 minuta dhe ishte mjaft i mirë. Gjëja më e rëndësishme është se ai nuk ndjeu asgjë për problemin që kishte. Ai është i lumtur sepse do të kontribuojë shumë në ekip”, deklaroi tekniku francez.

“Unë kam biseduar me të, ai është mjaft i motivuar për të luajtur në një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Motivon çdo futbollist dhe nëse luani kundër një ish-klubi, besoj se është një motiv shtesë. Ne e dimë cilësinë që ai ka dhe ai dëshiron ta provojë atë në fushë dhe të ndihmojë ekipin”, deklaroi Raphael Varane.

Exit mobile version