UBT News

​Zidane pritet të luajë me Hazardin nga minuta e parë kundër Chelseat

Eden Hazard pritet te jetë në fushë nga minuta e parë sonte kundër ish- skuadrës së tij, Chelseat në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndërmjet këtyre dy skuadrave.

Trajneri Zinedine Zidane pritet të mbështetet shumë tek dyshja Hazard – Kroos të cilët sapo janë rikthyer nga lëndimet.

Reprezentuesi nga Belgjika do të jetë i angazhuar së bashku me Vinicius Jr për të krijuar korridore në mbrojtjen e Chelseat dhe për ta shërbyer më sa më shumë topa qendërsulmuesi francez Karim Benzema.

Ky është formacioni i mundshëm i Real Madridit:

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Varane, Nacho; Modric, Casemiro, Kroos; Vinicius, Benzema, Hazard

Exit mobile version