UBT News

​Zidane ndez zjarrin: Ndoshta Ronaldo mund të rikthehet

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane tha se mund të ketë diçka të vërtetë në thashethemet rreth rikthimit të yllit të Juventusit, Cristiano Ronaldo në “Santiago Bernabeu”.

Trajneri francez u intervistua nga “Sky” përpara ndeshjes së kthimit kundër Atalantas në fazën 1/16 të Ligës së Kampionëve dhe reporterët donin të dinin për mundësinë e kthimit të Ronaldos.

“Po, mund të ndodhë. Ne e njohim Cristianon, e njohim personin që është dhe gjithçka që ai ka bërë këtu. Por tani ai është një lojtar i Juventusit dhe ne duhet ta respektojmë këtë. Tani, le të shohim se cila do të jetë e ardhmja. Kam pasur fatin ta trajnojë dhe ai është shumë mbresëlënës. Tani për tani, ai po ndihmon Juventusin”, përfundoi tekniku francez.

Exit mobile version