UBT News

​Zelensky: Ndihma për Mariupolin është prioriteti i Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky thotë se detyra më e rëndësishme është të sjellë ndihma në qytetin e rrethuar të Mariupolit.

Ai tha se një autokolonë humanitare ishte vetëm 80 km larg nga qyteti, i cili ka qenë nën sulm të vazhdueshëm nga forcat ruse për gati një javë.

“Ne po bëjmë gjithçka për të thyer rezistencën e pushtuesve, të cilët po bllokojnë edhe priftërinjtë e Kishës Ortodokse”, ka shkruar Zelensky në një postim në Facebook.

Exit mobile version