UBT News

​Zelensky kërkon sanksione të reja kundër Rusisë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje Perëndimit që të vendosë sanksione të tjera ndaj Moskës, pas njoftimit për shkurtime të mëtejshme në furnizimet me gaz rus në Evropë.

Zelensky tha në fjalimin e tij të përditshëm se ”tani është e qartë për të gjithë se Rusia po mban peng Evropën dhe po përdor gjigantin e energjisë ‘Gazprom’ për ta bërë këtë dimër më të ashpër për vendet evropiane”.

Moska po nxit qëllimisht një rritje të çmimit të gazit në ekuivalentin e më shumë se dy mijë euro për një mijë metra kub në bursë”, tha Zelensky duke shtuar se ishte e nevojshme t’i përgjigjemi terrorit me sanksione.

Përveç sanksioneve, Zelensky theksoi nevojën që opinioni publik rus të dijë koston njerëzore të luftës. “Ndërsa rreth 40 mijë ushtarë rusë kanë humbur jetën që nga fillimi i luftës, shoqëria ruse në tërësi ka mbetur në padije për numrat“, tha Zelensky./ ATSH/

Exit mobile version