Lajmi se Harry Kane ka kërkuar një largim nga Tottenhami tashmë ka disa ditë që po qarkullon nëpër mediat angleze.
Rivalët e Tottenhamit, Manchester United, Manchester City dhe Chelsea janë skuadrat e përmendura si destinacione të mundshme për të ardhmen e anglezit.
“The Times” pretendon se Kane është një admirues i madh i trajnerit të Manchester Cityt, Pep Guardiola dhe do të preferonte mundësinë për ta vazhduar karrierën e tij në “Etihad Stadium”.