UBT News

​Zbulohen shifrat e kontratës së Ronaldos te Manchester City

Tanimë nuk është më spekulim që ylli portugez, Cristiano Ronaldo do të largohet këtë verë nga Juventusi, ku vetë lojtari e ka konfirmuar mbrëmë largimin nga gjiganti italian.

Ndërsa aventura e radhës për Ronaldon pritet të jetë në Premier Ligën angleze, ku kampioni Manchester City, është skuadra e vetme që ka shprehur interesim në portugezin.

Nëse spekulimet rreth kësaj lëvizje janë të vërteta, raportohet që Ronaldos do t’i duhet të pranojë një kontratë që do të përfitojë 15 milionë euro më pak se sa fiton tek Juventusi.

Sipas gazetarit të njohur, Gianluca DiMarzio, Manchester City është i gatshëm që t’i ofrojë Ronaldos një kontratë dy vjeçare, ku me taksa ai do të përfitojë vetëm 15 milionë euro në vit.

Paga aktuale e tij tek Juventusi me taksa është 31 milionë euro në vit, dhe pritet të shihet nëse Ronaldo do të pranojë që të ketë gjysmë page më pak se ajo aktualja tek kampioni anglez.

Exit mobile version