Seriali i ri “Lord of the Rings” do të ketë në plan të parë një personazh femër.
Aktorja Morfydd Clark luan në serialin e ri “The Lord of the Rings: The Rings of Power” si Galadriel, një luftëtar kukudh që dëshiron të parandalojë kthimin e së keqes në Tokën e Mesme.
Seriali i bazuar në romanet e J.R.R. Tolkien është një nga më të shtrenjtët ndonjëherë dhe do të fillojë transmetimin në Amazon të premten.
Një nga producentët ekzekutiv të serialit, Patrick McKay, tha se Tolkien kishte “disa nga personazhet më të mëdha femërore në letërsi” dhe Galadriel ishte ndër të parët që u erdhi ndërmend shkrimtarëve të serialit.
Në serial lujanë gjithashtu Robert Aramayo, Ismael Cruz Cordova, Sophia Nomvete dhe Nazanin Boniadi, dhe zhvillohet mijëra vjet përpara “Hobit” dhe “The Lord of the Rings”.