Interi nuk ka pritur gjatë dhe e ka gjetur zëvendësuesin e Romelu Lukakut i cili është larguar për t’u bashkuar me Kampionin e Evropës, Chelsean.
Është sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko, ai i cili është pajtuar që të luajë me Interin në sezonin e ri dhe tashmë ka zbarkuar në Milano për t’i kryer testet mjekësore. Ai do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2023 me “Neroazzurët”, ndërsa ende nuk është bërë e ditur kostoja e këtij operacioni.
Interi humbi shërbimet e Lukakut pasi ai iu bashkua Chelsat për 115 milionë euro.
Përveç Dzekos, raportohet se Interi është në bisedime edhe me Lazion për transferimin e Joao Correas.