Lojtarët e NBA janë ndër atletët më të paguar në botë, megjithatë edhe disa nga yjet më të mëdhenj të basketbollit amerikan u tronditën kur zbuluan se sa fitoi Lionel Messi te Barcelona.
Messi zyrtarisht nuk është më një lojtar i Barcelonës pasi kontrata e tij skadoi më 30 qershor dhe dyshja Kevin Durant, i cili nënshkroi një kontratë katër-jeçare me vlerë 164 milionë dollarë për Brooklyn Nets dhe Isaiah Thomas i cili tani është një agjent i lirë, reaguan në mediat sociale kur ata mësuan për marrëveshjen e argjentinasit me klubin spanjoll.
Marrëveshja katërvjeçare e legjendës së Barcelonës me katalanasit ishte me vlerë rreth 555 milionë euro dhe yjet e NBA reaguan me komente interesante duke shprehur habinë e tyre rreth këtij fakti
“Ohh Zoti im. Duhet t’i dërgoj fëmijët e mi në shkollën e futbollit”, shkroi Thomas.
Ndërkohë Durant i cilësoi si shifra te çmendura ato që Messi i përfitoi te Barcelona.