UBT News

​Xhudo nuk ndalet, gjashtë medalje në turneun ndërkombëtar në Slloveni

Federata e Xhudos e Kosovës ka njoftuar se kanë arritur të marrin gjashtë medalje në turneun ndërkombëtar në Lendava të Sllovenisë.

Turneu ndërkombëtar që u mbajt gjatë së dielës ishte për grupmoshat U12, U14, U16, U21. Pjesëmarrës atje ishin 184 garues dhe 32 klube nga 4 shtete.

Nga Kosova në këtë turne morën pjesë 6 garues në grupmoshen U21, nga të cilët 4 të artë, një i argjendtë dhe një i bronztë.

Bashkë me ta kanë udhëtuar edhe trajneri Driton Kuka dhe ndihmës trajnerët Majlinda Kelmendi e Fatos Tabaku.

Të artë:

Dardan Cena -73 kg

Anes Veseli -100 kg

Fatjona Kasapi -57kg

Dëbora Gjakova -63 kg

I argjendtë:

Muhamedin Veseli -66 kg

I bronztë:

Rios Kuka +100 kg

Exit mobile version