Ekipi i Kosovës nën udhëheqjen e trajnerit, Driton Kuka po vazhdon përgatitjet për garat e ardhshme me qëllim kryesor, Kampionatin Botëror për Senior.
Në qendrën olimpike në Kienbaum këtë herë po marrin pjesë ekipi i vajzave në qendrën bashkë me asistent-trajneren, Majlinda Kelmendi.
Xhudistet Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka, Erza Muminoviq, Laura Fazliu, Flaka Loxha, Fatjona Kasapi, Debora Gjakova, Enise Zijade dhe Sidorela Dodaj janë pjesë e këtij kampi stërvitor.