UBT News

​Xhaka pensionohet nga kombëtarja

Taulant Xhaka i ka dhënë fund karrierës së tij më Kombëtaren e Shqipërisë dhe lajmin e ka dhënë sot përmes një letre drejtuar tifozëve dhe Federatës së Futbollit të Shqipërisë.

Ai ka bërë të ditur se këtë vendim e ka marrë për shkak të problemeve me lëndime që kishte kohëve të fundit se dhe disa arsye të tjera personale.

Në letrën e tij, Xhaka ka thënë se momentet më krenare të tij mbeten kualifikimin ne kampionatin evropian si dhe ndeshja që kaloi me incidente me Serbinë.

“Nuk përshkruhen dot me fjalë emocionet dhe çastet e bukura që kam kaluar në gjirin e kombëtares kuqezi. Të paharrueshme do mbetet kualifikimi që arritëm së bashku në europian, apo dhe ndeshja që kaluam në Serbi. Mbi të gjitha entuziazmi dhe krenaria e përfaqësimit të kombëtares kuqezi, është një luftë për të treguar dashurinë ndaj vendit tënd të origjinës. Si unë dhe vëllai im Graniti, jemi rritur me atdhedashuri për Shqipërinë dhe Kosovën. E gjithë familja ime na ka rritur si mua, ashtu dhe Granitin me flamurin kuqezi në zemër, me një respekt dhe krenari të veçantë për vendin tonë”, ka shkruar mes tjerash Xhaka.

Exit mobile version