Mesfushori kosovar, Granit Xhaka përmes llogarisë së tij sociale në Facebook ka konfirmuar që do ta vazhdojë të ardhmen me klubin e Arsenalit.
Xhaka, i cili mbron ngjyrat e Kombëtares së Zvicrës, spekulohej se këtë verë do të largohej nga “Topçinjtë”, dhe pavarësisht interesimit serioz nga skuadra e Romës, ai vendosi që të qëndrojë tek Arsenali.
Në bazë të spekulimeve që po qarkullojnë, Arsenali i ka ofruar Xhakës një kontratë katërvjeçare, që nënkupton se mesfushori 28-vjeçar do të qëndroj në stadiumin “Emirates” deri në vitin 2025.
“Shtëpia është ku është zemra, tejet krenarë që do ta vazhdojë qëndrimin tek Arsenali”, shkruante Xhaka në Facebook.