UBT News

​Xavi angazhon edhe vëllain në stafin teknik te Barcelona

(FILES) In this file photo taken on October 01, 2019 Sadd's coach Xavi Hernandez reacts after a goal during the first leg of the AFC Champions League semi-finals football match between Qatar's Al Sadd and Saudi' Al Hilal at the Jassim bin Hamad Stadium in the Qatari capital Doha. - Barcelona are set to announce Xavi Hernandez's dramatic return to the club as coach, after Al Sadd confirmed on November 5, 2021 a deal has been agreed between the clubs. Al Sadd said in a statement Barca have paid the release clause for Xavi, who has been coaching in Qatar since 2019 and now rejoins the club where he enjoyed such incredible success as a player. (Photo by Karim JAAFAR / AFP)

Xavi Hernandez ka marrë drejtimin e Barcelonës pas shkarkimit të holandezit Ronald Koeman i cili e çoi skuadrën drejt një serie aspak pozitive të rezultateve si në kampionatin spanjoll, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Nga Xavi pritet një rikthim i Barçës në stilin e saj të lojës pasi ndryshimi i shumë trajnerëve ka bërë që të humbet identiteti i lojës së saj që nga largimi i Pep Guardiolas.

Tashmë legjenda spanjolle e ka kompletuar edhe stafin e tij teknik me të cilin do të punojë në përgatitjet e skuadrës. Në mesin e të angazhuarve, shihet edhe vëllau i tij, Oscar Hernandez i cili ishte pjesë e stafit të punës së Xavit edhe tek skuadra nga Katarit, Al Sadd.

Ky është stafi i plotë i Xavit te Barcelona:

Ndihmës trajner: Òscar Hernández (vëllai i Xavit).

Ndihmës trajner: Sergio Alegre.

Trajner fitnesi: Iván Torres.

Trajner i portierëve: José Ramon De la Fuente.

Analistë: Sergio Garcia, Toni Lobo dhe David Prats.

Exit mobile version