Superliga e Shqipërisë vazhdon sot me një përballje interesante në kuadër të xhiros së 18-të. Vllaznia pret në shtëpi, në stadiumin “Loro Boriçi”, skuadrën e Laçit.
Vendi i parë do të përballet me vendin e tretë, ku skuadra e Vllaznisë ka rastin që të thellojë më shumë avantazhin me pikë ndaj vendit të dytë. Kurse një fitore e mundshme e Laçi-t, do t’i shihte ata të lëvizin nga pozita e tretë në të dytën.
Pas 17 xhirosh, Vllaznia gjendet në vendin e parë me 11 fitore, katër barazime dhe dy humbje, duke arkëtuar kështu 37 pikë.
Në anën tjetër, skuadra e Laçit pas 17 ndeshjesh, ka arritur të regjistrojë shtatë fitore, gjashtë barazime dhe katër humbje, duke u pozicionuar në vendin e tretë, me gjithsej 27 pikë, një më pak se vendi i dytë Partizani.
Programin e plotë të Superligës së Shqipërisë mund ta gjeni të bashkangjitur më poshtë.
18:00 Vllaznia (1) – Laçi (3) (Stadiumi Loro Boriçi)