UBT News

​Vjen vendimi nga Serie-A, ja kur zhvillohen ndeshje Inter – Sassuolo dhe Juventus – Napoli

Inter-Sassuolo do të luhet më 7 prill në orën 18:45, në të njëjtën kohë me ndeshjen tjetër Juventus-Napoli, ka njoftuar sot Lega Calcio.

Ndeshja do të duhej të luhej të shtunën e kaluar, por ajo u shtye pasi katër lojtarë të Interit ishin testuar pozitivisht për COVID-19.

Lega Serie A ka konfirmuar se ndeshja e planifikuar nga java e 28-të do të luhet më 7 prill, njëkohësisht me Juventus – Napoli.

Ndeshja midis “Bianconerëve” dhe “Azzurrëve” është ndeshja e riplanifikuar nga java tretë.

Napoli nuk kishte udhëtuar në Torino me dy lojtarë pozitivë me Covid.

Exit mobile version