Inter-Sassuolo do të luhet më 7 prill në orën 18:45, në të njëjtën kohë me ndeshjen tjetër Juventus-Napoli, ka njoftuar sot Lega Calcio.
Ndeshja do të duhej të luhej të shtunën e kaluar, por ajo u shtye pasi katër lojtarë të Interit ishin testuar pozitivisht për COVID-19.
Lega Serie A ka konfirmuar se ndeshja e planifikuar nga java e 28-të do të luhet më 7 prill, njëkohësisht me Juventus – Napoli.
Ndeshja midis “Bianconerëve” dhe “Azzurrëve” është ndeshja e riplanifikuar nga java tretë.
Napoli nuk kishte udhëtuar në Torino me dy lojtarë pozitivë me Covid.