UBT News

​Vijnë lajme të reja, Real Madridi po bëhet me trajner të ri

Ish-trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri thuhet se u takua me drejtuesit e Real Madridit dhe dëshiron të pasojë Zinedine Zidanin në “Santiago Bernabeu”

Allegri ka qenë i lidhur me një kthim në Serie A në muajt e fundit, me disa klube të përmendura si destinacione të mundshme për ish-trajnerin e “Bianconerëve”.

Trajneri u përmend gjithashtu si një kandidat për punën në stolin e Paris Saint-Germain para se Mauricio Pochettino të punësohej si pasardhës i Thomas Tuchel. Por Fabrizio Romano pretendon se Allegri e dëshiron punën e Real Madridit dhe ka qenë në kontakte të drejtpërdrejta me gjigandët spanjollë që nga marsi.

Trajneri i Madridit Zidane thuhet se informoi lojtarët e tij se do të largohet pas përfundimit të sezonit aktual, por më vonë doli dhe i mohoi thashethemet.

Raporti nga Romano zbulon se Allegri dëshiron punën në “Santiago Bernabeu” dhe është i gatshëm të pranojë një ofertë të mundshme nga kryeqyteti spanjoll.

Ish-trajneri i Juventusit ishte lidhur gjithashtu me një kthim në “Allianz Stadium” në muajt e fundit, por raporti i fundit nga “Tuttosport” nxjerr në pah trajnerin e Napolit, Gennaro Gattuso, si një zëvendësues të mundshëm të Andrea Pirlos.

Exit mobile version