UBT News

​Verstappen nuk e përjashton largimin nga “Red Bull”

Në fillim të këtij viti, 24-vjeçari kampion botëror në fuqi nënshkroi me ekipin në pronësi të pijeve energjike për një afat të gjatë, në një marrëveshje me vlerë 50 milionë dollarë në vit.

“Ndihem shumë mirë në ekip. Nuk ka asnjë arsye për t’u larguar”, ka thënë holandezi për “motorsport-magazin.com”. “Ne shkojmë mirë dhe kemi një ekip konkurrues”, shtoi tutje ai.

Megjithatë, ai nuk përjashton mundësinë e kalimit në skuadra të tjera si Mercedes apo Ferrari pasi kontrata e re të përfundojë.

“Në fund të kontratës do të jem vetëm 31 vjeç”, tha Verstappen. “Atëherë unë kam ende opsionin për të vazhduar apo jo. Edhe atëherë un nuk do të jem i vjetër”, theksoi ai.

Exit mobile version