Ka vdekur sot në moshën 88 vjeçare njëri prej lojtarëve te parë të basketbollit të Kosovës, Mustafë Shahini.
Shahini ishte pjesë e ekipit të Prishtinës që nga themelimi në vitin 1948. Në Prishtinë ai luajti për më shume se një dekadë në ligë të Kosovës dhe rangje të ndryshme të ligave në Serbi, në kuadër të sistemit të atëhershëm të garave.
Pas përfundimit të karrierës aktive, ku shquhej për aftësi fizike mbresëlënëse për kohën, Shahini vazhdoi veprimtarinë në basketboll, krahas karrierës si inxhinier.
Shahini ishte bartës i shumë funksioneve në basketboll, ndër të tjera edhe Kryetar i Lidhjes së Basketbollit të Kosovës (tash FBK) dhe përfaqësues edhe në trupa federative.