UBT News

​Vdekja e Sala, Cardiff City kërkon 80 milionë funte kompensim nga Nantes

Cardiff City po kërkon një kompensim prej 80 milionë funtesh nga klubi francez Nantes me pretendimin se vdekja e Emiliano Sala ndikoi direkt në rënien e tyre nga Premier Liga.

Sala duhej të nënshkruante për Cardiff-in në janar të vitit 2019, por vdiq në një aksident me avion në rrugën e tij për të finalizuar transferimin te skuadra angleze.

“Bluebirds” ranë nga liga e parë katër muaj më vonë, duke përfunduar dy pikë prapa Brightonit në vendin e 17-të dhe trajneri i klubit në kohën e vdekjes së Sala, Neil Warnock, kishte thënë se golat e sulmuesit mund t’i kishin ndihmuar ata për të mbetur në elitën e futbollit anglez.

Skuadra tani po kërkon 80 milionë funte nga Nantes, të cilat ata besojnë se i humbën në të drejtat televizive, reklamat dhe sponsorizimet pasi ranë në Championship, siç raportohet nga “The Sun”.

Kuptohet se Cardiff e bëri këtë pretendim në seancën e apelit në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS), e cila po shqyrton nëse klubi i Championship duhet t’i paguajë Nantes 15 milion funte për Sala, çmimi i rënë dakord midis klubeve para se ai të vdiste.

Cardiffi mendon se Nantes duhet të mbahet përgjegjës për vdekjen e Sala pasi agjenti i tij Willie McKay aranzhoi avionin në emër të tyre që më pas u rrëzua dhe vrau argjentinasin.

Exit mobile version