Saga e yllit francez Mbappe nuk ka të ndalur. Sot raportohet se janë duke vazhduar bisedimet për të arritur një marrëveshje sa më shpejtë që është e mundur.
Gjiganti spanjoll dhe ai francez, Real Madridi dhe Paris Saint-Germain, janë ende në bisedime për Kylian Mbappen, raporton gazetari i njohur, Fabrizio Romano.
Të dy palët janë duke punuar shumë për të arritur një marrëveshje, ku gjigandi spanjoll ka bërë një ofertë prej 170 milionë eurosh dhe 10 milionë të tjera në formë bonusesh, ofertë kjo që konsiderohet të jetë e fundit drejt PSG.
Skuadra e Real Madridit është e qetë dhe duke punuar në këtë marrëveshje, pasi që krerët e “Galaktikëve”, e dinë që dëshira e vetme e Mbappes është që t’iu bashkohet atyre.