UBT News

​Vajza e Hysni Gucatit thotë se brenda 15 ditësh pritet ankesa ndaj vendimit të Speciales

Vajza e Hysni Gucatit, Ariana Gucati, ka folur pas vendimit të Gjykatës Speciale, ndaj babait të saj i cili sot u dënua me katër vjet e gjysmë burgim.

Ajo e ka quajtur vendimin të njëanshëm dhe paralajmëroi ankesë në shkallën e dytë.

“Ne kemi shpresuar që ky gjykim të jetë i drejtë, por që nga fillimi është ditur që janë marrë padrejtësisht dhe nuk është hera e parë që ndaj UÇK-së bëhen padrejtësi të tilla prandaj me këtë gjykim thjeshtë Gjykata Speciale ka treguar edhe njëherë qëllimet dhe vendimet e saj të njëanshme. Nuk kemi biseduar ende me avokatët. Sigurisht prindi ka biseduar. Ne presim që brenda 15 ditëve të ardhshme të bëhet ankesa dhe të merret vendimi tjetër”, tha Gucati

Exit mobile version