UBT News

​Ushtarët e FSK-së me kapele të reja

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka treguar se nga sot ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) do të pajisen me kapele të reja.

Mehaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se pas dekretimit të beretave nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, së bashku me Gjeneral Jasharin, në një ceremoni solemne kanë bërë shpërndarjen e beretave të reja.

“Nga sot ushtarakët tanë me beretat e reja! Pas dekretimit të beretave nga Presidentja e Republikës së Kosovës, znj Osmani, sot në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, së bashku me Gjeneral Jasharin, në një ceremoni solemne bëmë shpërndarjen e beretave të reja.

Nga sot, beretat do të kenë ngjyra dalluese që simbolizojnë identitetin e veçantë të njësive tona ushtarake si: forcat tokësore, policia ushtarake, forcat për operacione civile dhe forcat speciale.

Shumë urime komandove tona për beretat e reja dhe vazhdojmë tutje drejtë sukseseve të reja!”, ka shkruar Mehaj.

Exit mobile version