Largimi i Cristiano Ronaldos nga Manchester United duket i pashmangshëm me yllin portugez që po këmbëngul të ndryshojë skuadër.
Ish-ylli i Real Madridit po kërkon që të luajë në një skuadër që garon në Ligën e kampionëve, dhe njëra nga skuadrat që ka shprehur interesim konkret është rivali anglez, Chelsea.
Edhe pse ende nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë, drejtuesit e United tashmë kanë filluar kërkimet për të gjetur zëvendësuesin e tij dhe duke se tashmë janë në rrugën e duhur për ta bërë këtë.
Braziliani Antony Matheus dos Santos, 22-vjeçari anësor i Ajax, është gati të kalojë te Manchester United për të luajtur sërish nën urdhrat e trajnerit Erik Ten Hag, me të cilin tashmë ka ndarë përvojën në radhët e “Lancers”.
Negociatat për transferimin e tij në Angli janë duke u zhvilluar shumë mirë dhe sipas “Mundo Deportivo”, tashmë ka një ofertë nga klubi anglez për klubin e Amsterdamit që flet për 70 milionë euro.