Është sulmuar nga ujqit kopeja e deleve e fermerit Ramë Mujaj nga Strellci i Epërm, mbrëmë në orët e vona të 16 qershorit.
Fermeri ka treguar se si pasojë e sulmit janë mbtyr 12 krerë delesh.
“Është hera e parë që sulmohet në masë kaq të madhe kopeja e deleve në këto anë, është edhe trishtueshëm”, citohet të ketë thënë ai ndërsa dyshon se nuk ka qenë vetëm një ujk që ka sulmuar.
Drejtori e Bujqësisë së Komunës së Deccanit, Rifat Stojkaj, bashkë më inspektorin komunal kanë dalë sot në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se kjo kope është sulmuar nga ujku.
Pronari i kësaj ferme Ramë Mujaj apeloi për kujdes fermerët e tjerë që të kenë kujdes me kafshët që kullosin sepse ujku tashmë e ka të njohur ketë teren dhe mund të sulmojë edhe kopetë e tjera.