Prishtina është eliminuar nga garat evropiane në futboll për shkak të mos luajtjes së ndeshjes në Gjibraltar, për shkak se futbollistët e saj dolën pozitivë me COVID-19.
UEFA ka njoftuar skuadrën nga kryeqyteti se Lincoln ka fituar ndeshjen në tavolinë me rezultat zyrtar 3:0, pasi ndeshja nuk u zhvillua ditën e shtunë ashti sikurse ishte paraparë.
“Lincoln – Prishtina, 3:0 rezultat zyrtar. FC Prishtina sapo ka pranuar vendimin zyrtar nga UEFA”, thuhet në postimin e klubit Prishtina në Facebook.
Dje skuadra ka ritestuar tetë futbollistët e dal pozitivë në Gjibraltar dhe sërish pas marrjes së mostrave nga IKSHPK, futbollistët kanë rezultuar negative. FC Prishtina ka dorëzuar tërë materialin e saj të provave me ndihmën edhe të avokatëve sportiv evropian.
Duhet theksuar se nuk është vetëm rasti i Prishtinës që po shqyrtohet, në situatë identike ndodhet edhe skuadra më e madhe sllovake, Slovan Bratislava pas dy herë anulimit të ndeshjes në Ishujt Faroe.