Njërit nga menaxherët më të suksesshëm të futbollit ndonjëherë, Carlo Ancelottit, i është thënë nga UEFA se ai duhet të bëjë një provim për vazhdimin e certifikimit të tij përpara se të kthehet në stolin e Real Madridit.
Si fitues serial në të pesë vendet e renditura më të mira të Evropës, Ancelotti ka grumbulluar 21 trofe, por duket se UEFA ka ende nevojë që italiani të provojë se është i kualifikuar për këtë profesion.
Raportet në Itali thonë se dokumentet e certifikimit të trajnerit italian skaduan më 31 dhjetor dhe ai tani do të duhet të kalojë një provim për të rinovuar certifikimin e tij.
UEFA i ka dërguar një letër Ancelottit duke e paralajmëruar se do të duhet të kalojë provimin, pavarësisht faktit se trajneri aktual i Madridit tashmë ka drejtuar skuadrën shtatë herë që nga viti i ri.
Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit thuhet se i ka shkruar UEFA-s duke vënë në dukje se detyrimi i Ancelottit për të kaluar provimin pas 1200 ndeshjeve në menaxhim mund të mos jetë ideja më e mirë.
62-vjeçari aktualisht është kryesues i renditjes tabelare në La Liga, dhe nëse ai do të fitojë titullin, ai do të jetë i pari që do ta bëjë këtë në të gjitha pesë ligat e mëdha të Evropës.
Ancelotti ka fituar Serie A me AC Milan, Premier Ligën me Chelsean, Ligue 1 me Paris Saint-Germain dhe Bundesligën me Bayern Munihun.
Ancelotti fitoi Ligën e Kampionëve dy herë me Milanin dhe një herë me Real Madridin.