Atletico Madridi nuk do të devijojë nga stili i tyre i zakonshëm i lojës, pavarësisht kritikave të mëdha për lojë defanzive, derisa po ofrohet sfida me Manchester Cityn në ndeshjen e dytë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Këtë e ka thënë trajneri Diego Simeone në konferencë për media duke thënë se do t’i injorojë të gjitha kritikat në drejtim të taktikave të tij.
“Buzët e lirshme fundosin anijet”, tha Simeone në një konferencë shtypi kur u pyet zërat kritik e sidomos për komentet e italianit Arigo Sacchi.
“Unë jam trajner që nga viti 2005 dhe preferoj të respektoj gjithmonë kolegët e mi. Por janë gjithmonë ish-lojtarët ose trajnerët që vendosin të flasin për të tërhequr vëmendjen e njerëzve. Unë thjesht i injoroj ata”, tha fillimisht Simeone.
Simeone më tutje shtoi se ekipi i tij, i cili arriti në finalet e Ligës së Kampionëve në vitet 2014 dhe 2016, ka një identitet dhe do të qëndrojë me të, pavarësisht se duhet të fitojë ndeshjen e së mërkurës për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.
“Ne jemi kundër një ekipi që luan shumë mirë. Ata bëjnë një lojë shumë e mirë pozicionale, por ne kemi shumë shpresa në këtë drejtim. Është e qartë se vetëm shpresa nuk mjafton, por ne do të përpiqemi ta çojmë lojën atje ku mund t’i lëndojmë ata”, shtoi argjentinasi.
“Fjalët nuk thonë shumë, e rëndësishme është se çfarë do të ndodhë pas fillimit të ndeshjes”, tha në fund Simone.